Ad imageAd image

Sërish protestë në Shkodër, policia merr në mbrojtje institucionet.

1 min lexim

 

Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët do të mblidhen sërish sot në tubim. Protesta nis rreth orës 11:00 në sheshin “Luigj Gurakuqi”.
Gazetari i Panorama konfirmon se policia ka marrë në mbrojtje institucionet.

Siç shihet dhe nga pamjet, një grup i forcave të rendit janë vendosur pranë Prefektures se Qarkut Shkodër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi është shpërndarë dhe në rrjetet sociale dhe pritet grumbullimi i protestuesve, të cilët nuk kanë një skenar, apo organizator.

Të shtunën e kaluar, protesta e nxitur nga vrasja e Klodian Rashës prej nje efektivi policie, precipitoi në dhunë.

Eksponentë të PS dhe kryeministri Edi Rama drejtuan gishtin e përgjegjësisë nga opozita, madje e krahasoi atë me terroristët e Boko Haramit, të cilët tha se i përdorin fëmijët si kamikazë.

“Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruante Rama të shtunën pas protestës.

Ndani këtë artikull