Ad imageAd image

Bushati nuk përmbahet: Yuri Kim sillet si Kim Kardashian e ‘Rilindjes’

1 min lexim

 

Analisti Andi Bushati, ka folur për rolin e amerikanëve, duke deklaruar se nuk po luftojnë korrupsionin me shpalljen non-grata të Berishës, siç propagandohet, por po e amnistojnë korrupsionin e qeverisë duke goditur opozitën.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Bushati bëri edhe një batutë për ambasadoren Yuri Kim, të cilën e quajti ‘Kim Kardashian të Rilindjes’.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Bushati: Yuri Kim është bërë si Kim Kardashian e rilindjes. Na del para syve gjithë kohën, na del te specat, te domatet. Të merremi me gjëra serioze më mirë.

Amerikanët thonë po luftojmë korrupsionin në Shqipëri. Mendoni se lufta kundër korrupsionit bëhet duke dënuar një njeri që ka tetë vjet që ka ikur, apo ata që kanë futur lopatën dhe po vjedhin me çizme, thasë dhe lopatë? Mua më duket si amnistim i korrupsionit. Luftë për ti hapur rrugë këtyre që po na vjedhin çdo ditë.

Ndani këtë artikull