Ad imageAd image

Shehu: E keni mbushur vendin me vaksina kineze të pasigurta

2 min lexim

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për pandeminë. Shehu, teksa bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë, tha se në vendin tonë nuk duhet të përdoren më vaksinat ruse dhe kineze pasi janë të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA. Ai tha se sot popullsia është e rrezikuar nga pandemia, madje akuzon qeverinë se po e kthen vaksinimin në ‘sallatë ruse’.

“Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime dhe mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave.

Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri e deri te komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pacertifikuara dhe të pasigurta. Ju vazhdoni të bëni vetëm demagogji dhe na akuzoni ne”, tha ai.

Ndani këtë artikull