Ad imageAd image

Shehu: Pse po e pengoni rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë?

1 min lexim

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzoi Kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë.

“Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë ka javë që po zvarritet. S’po futet në rend të ditës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo është shkelje e procedurës e rregullores së Kuvendit. Ka një rregullore që përcakton qartë për veprimet, hapat dhe afatet kohore të një rezolute të tillë. Jemi në tejkalim total të afateve dhe procedurave për të miratuar këtë rezolutë. Gjë e cila s’na nderon aspak si parlament dhe na vë në pozitë të vështirë.

Pse po zvarritet në këtë mënyrë, pse po pengohet futja e kësaj rezolute? S’e di nëse ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve, pasi ka situatë mistike në atë konferencë. Flitet që të kalojë në Komisionin e Jashtëm, por s’ka pse,” tha Shehu

Ndani këtë artikull