Ad imageAd image

SHISH u mbush me ish-sigurimsa, Berisha zbulon emrat e Drejtorëve të Ramës

2 min lexim

Ish-kryeministri Berisha akuzoi Edi Ramën se ka marrë në dorë Shërbimin Informativ Shtetëror. Ai komentoi largimin e Visho Ajazit dhe emërimin e drejtorëve nga ana e Edi Ramës. Berisha denoncoi se emrat e drejtorëve të rinj janë ish-sigurimsa të diktaturës dhe persona të shkarkuar më parë për lidhje agjenturore.

Më poshtë fjala e plotë e Berishës në 360gradë

“Cilido që sheh sot ndryshimet shkatërrimtaret në SHISH , kupton që ato kanë vetëm një qëllim. Mbulimin e trafiqeve. Kush emërohet? Sapo  VIsho Ajazi u emërua ambasador, Edi Rama që për  4 vite nuk i kishte miratuar strukturën e SHISH, e firmosi menjëherë. Rikthehu sigurimin e shtetit në SHISH. U kruijuar drejtoria e performancës. Iu dha Mevlud Matraku, i ndjekur nga ish kreu I SHISH Bahri Shaqiri për  lidhje agjenturore me vendet e huaja, i shkarkuar për këtë motiv nga Visho Ajzai. E ka marrë Edi Rama.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në drejtorinë e Standarteve Julian Marku ish sigurims, njeri që në Sarandë rrinte me Balilin. Ky do na japë ne sigurinë?

Qerim Dedja , Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, ish-sigurims.

Agim Karalliu, Drejtor i Drejtorisë së SHISH për Tiranën, militant i Partisë Socialiste.

Ilir Tafa, ish sigurims nga kryetar dege në Durrës , drejtor i SHISH në Durrës.

Vëllai i tij Agim Tafa është në listën e SHISH me 157 bajlozët e drogës.

Rinald Serani drejtor i SHISH në Elbasan.

Alban Ismnaili drejtor i Departamentitt të Kundërzbulimit.

Fatmir Luzi drejtor personeli.

80% e të emëruerve janë ish sigurimsa. Nga janë këta? Nga 17 drejtori që ka ky shërbim ka mbetur vetëm një Dibran. Janë hequr të gjithë veriorët. Janë spastruar veriorët

Listën e  ka bërë Rama me Niko Peleshin. Këta janë në tërësi nga Korça. Koçi Xoxe nuk ka patur kaq shumë sigurimsa të emëruar nga Korça sa Edi Rama.”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull