Ad imageAd image

Shkullaku: Rama, njeriu më i frikësuar në këto 30 vite, nga humbja e pushtetit

2 min lexim

Analisti Armand Shkullaku duke komentuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ndryshimet kushtetuese të bëra nga Edi Rama, është shprehur se, ai i ka bërë këto lëvizje me një shkelje syri nga ambasada e SHBA.

Për Shkullakun, nga opozita nuk mund të pritet e pamundura.

 
 

Sipas analistit, Edi Ramës i duket hapur frika e humbjes së pushtetit, dhe ai është një drejtuesi politik më i frikësuar nga humbja e pushtetit, në këto 30 vitet e fundit.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 
 

‘Nuk mund të kërkojmë nga PD, të pamundurën. Edi Ramën e pengon normaliteti, prandaj bën vetëm provokime.

 
 

Ashtu siç ndodhi me Teatrin Kombëtar, që Rama e shembi vetëm për të mos hyrë opozita në bisedime në tryezë.

Edhe sot Edi Rama nuk besoj se e ka ndryshuar Kushtetutën, pa një shkelje syri nga ambasada e SHBA, sepse nuk besoj se e ka përkrahje.

Ai thotë hajde ulemi në Këshillin Politik dhe diskutojmë, por sërish ai do të bëjë lojë.

Tani nuk ka shqiptarë që nuk e di, që ai ka hallin e zgjedhjeve. Sot ai kërcënoi dhe tha që opozita të ulet në bisedime.

Nga njëra anë në opinion lexohet frika e Ramës për humbjen e zgjedhjeve, dhe këto janë shenjat më të mëdha në 30 vitet e fundit, sepse në çdo fund, liderët shkallojnë nga pak’, tha Shkullaku në SYRI TV për ‘Çim Peka LIVE’.

Ndani këtë artikull