Ad imageAd image

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dënon dhunën ndaj gazetarit Bledi Kasmi

1 min lexim

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën e policisë ndaj gazetarit të “Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.

Në një reagim “Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falenderon ekipin mjekësor të spitalit të Traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit”.

Po ashtu Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisëse “vlerëson se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”,  duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.

Ndani këtë artikull