Ad imageAd image

Shpresa e koalicionit qeverisës tek ndërkombëtarët, takimi i radhës Kurti- Mustafa në prani të ambasadorëve të huaj

2 min lexim

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe takimi i së hënës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. I radhës do të mbahet të martën, por me prezencën edhe të ambasadorëve të SHBA, BE, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe me shefen e Misionit të BE-së në Prishtinë, të cilët janë ftuar me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fillimisht ka pasur rezistencë nga ana e LDK-së, për përfshirjen e QUINT-it në negociatat mes subjekteve që po tentojnë arritjen e koalicionit, por që pastaj janë pajtuar.

Burimet kanë thënë se përfshirja e ambasadorëve është kërkuar për shkak të mosbesimit të ndërsjellë dhe arsyet që mund të paraqiten në rast të dështimit të marrëveshjes, “i cili ka më shumë gjasa të ndodhë”.

- reklamë -
Ad imageAd image

As në takimin që u zhvillua brenda Kuvendit nuk ka pasur lëvizje nga qëndrimet e betonuara të VV-së dhe LDK-së. Nyja e marrëveshjes është posti i kryeparlamentarit. Sipas burimeve, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, e ka përsëritur se nuk mund të ketë kthim para seancës së 26 dhjetorit, kur Glauk Konjufca u zgjodh kryeparlamentar edhe me votat e deputetëve të LDK-së. Në këmbim të kryeparlamentarit, Kurti ka ofruar për LDK-në të përzgjedhë njërën prej ministrive të rëndësishme. Oferta ka qenë që ndarja e dikastereve të jetë 6 me 4 ose 7 me 5, në favor të LDK-së.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull