Ad imageAd image

Silva Caka-Veliajt: Nuk harxhon kush plumba për ty, do ikësh si një vemje

1 min lexim
 

Silva Caka nga Partia e Lirisë, i dërgoi një mesazh kryebashkiakut Erion Veliaj, që u shfaq në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me antiplumb.

Ajo tha në protestë se nuk harxhon kush plumba për Veliajn.

“Ta spastrojmë qytetin nga kjo vemje, nga modeli më i shëmtuar i politikëbërjes.

Herën e fundit ka ardhur në mbledhje me antiplumb.

Një mesazh për Veliajn: nuk je burrë ti të ikësh me plumb, nuk harxhon kush plumba për ty.

Ti do ikësh si vemje ashtu siç erdhe në politikë.

Nga plumbi ruju nga ata që i ke të sojit tënd,” tha Caka.

Ndani këtë artikull