Ad imageAd image

Skandal tjetër në Kuvend/ Garda pengon gazetarët të kryejnë punën

1 min lexim

Pak ditë pasi Garda e Republikës bllokoi në mënyrë të paligjshme deputetët e opozitës të shkojnë në zyrat e tyre, shënohet një tjetër skandal.

Në seancën e sotme plenare, gardistët kanë bllokuar edhe gazetarët që të kryejnë punën. 

 

Në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.

Gazetarët thonë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

 
 

Ndërsa deputetët kanë mbërritur në Kuvend më herët se në seancat e tjera.

Ndani këtë artikull