Ad imageAd image

Skandali me procesin politik/ ‘Avokatja’ e caktuar nga Gjykata e Posaçme kërkonte arrestimin e Berishës

1 min lexim

Avokatja Vlaentina Teodoresku, e cila u caktua nga Gjykata e Posaçme për çështjen politike ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, nuk është vetëm një ithtare e Edi Ramës dhe Enver Hoxhës.

Në një postim të shpërndarë përpara disa muajsh, ajo kërkonte edhe arrestimin e Sali Berishës.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e caktoi atë në fshehtësi të plotë për ‘mbrojtjen’ e Berishës.
 
Ndërkohë, opinioni publik u shokua kur pa postimet që Teodoresku bënte në median sociale pro Edi Ramës dhe Enver Hoxhës.
 

Megjithatë, ajo ka shpërndarë edhe një lajm ku kërkohej arrestimi i kreut të opozitës shqiptare.

Në një prononcim sot për KAFE SHQETO, kjo ithtare e Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, pranoi se ai ishte profili i saj.

Përpara saj, gjykata kishte caktuar një tjetër avokat kamikaz kundër Berishës.

E gjitha kjo është treguesi më i qartë se ky është një proces politik.

Image

Ndani këtë artikull