Sfondi ishte perfekt. Si gjithmonë kryebashkiaku shprehej duke pasur makineritë e punës pas shpine dhe premtonte regullimin e një rruge për secilën nga 356 ditët e vitit. Pas këtyre imazheve për tu pasur zili, që TV-të tona nuk i verifikojnë vetë, por i marrin të gatshme nga zyra e propogandës në bashki, vazhdonte loghoreja e kryebashkiakut se qyteti nuk ecën përpara me sharje dhe logje por me punë.
Por, në fakt, ka dyshime se përpara punës në këtë rrugë qëllim mund të ketë qenë vjedhja.
Rivali i tij për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka nxjerrë të premten në Çim Peka live disa dokumenta që tregojnë se për rrugën Xhon Belushi, që të gjithë teleshikuesit panë në kronikë fillimin e punimeve, nga bashkia është hapur një tender në 19 dhjetor, dorëzimi i dokumentave për të cilin përfundon në 9 janar (faksimile poshtë). Ashtu sikurse shihet në dokument, fondi limit është 41 milionë lekë të reja.

