Ad imageAd image

Sonila Meço:Venecia i dha të drejtë Presidentit për Gjykatën Kushtetuese

2 min lexim

Misteri i shpresës së ringjallur në pak ditë
Gazetarja Sonila Meço shkruan në Facebook se gjatë 24 orëve të fundit qeveria ka dhënë prova se nuk i intereson integrimi dhe as Europa.

Ajo shprehet se Komisioni i Venecias “kritikon Vetting-un se ka sjellë efekte negative në sistemin gjyqësor, duke lënë vendin pa drejtësi dhe duke i dhënë të drejtë Presidentit të Republikës në qëndrimin për Gjykatën Kushtetuese”. Po ashtu deputetët e PE kanë dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe PS-ja po kërkon të përdor reformën zgjedhore për të vjedhur sërish vota. Meço shprehet se këto zhvillime tregojnë sesa larg BE-së është Shqipëria.

Postimi i plotë i Sonila Meços në Facebook:

- reklamë -
Ad imageAd image

Në 24 orët e fundit

Komisioni i Venecias kritikon Vetting-un se ka sjellë efekte negative në sistemin gjyqësor, duke lënë vendin pa drejtësi dhe duke i dhënë të drejtë Presidentit të Republikës në qëndrimin për Gjykatën Kushtetuese.
20 eurodeputetë i kërkojnë BE-së dhe Komisionit Europian të mbrojnë vlerat europiane të kërcënuara në Shqipëri me mënyrën si u shemb Teatri Kombëtar duke dënuar hapur atë që ndodhi në 17 Maj.
Nuk gjendet konsensusi për Reformën Zgjedhore 24 orë para përfundimit të afatit. Nuk bihet dakord per “sende t’vogla”: Përdorimi i teknologjisë, mënyra e ankimimit dhe sistemi zgjedhor. Troç, vjedhja e votës dhe mbushja e kutive mbeten në fuqi.
E kuptoni besoj ritmin e përmbushjes së 15 kushteve për hapje negociatash nga vendim-marrësit dhe sa metër kub vullnet kanë.

Ndani këtë artikull