Ad imageAd image

Sot protesta e qumështit

3 min lexim

 

Kompanitë agropërpunuese nisin sot bojkot dy ditor, nuk do furnizojnë tregun me prodhime të frekëta qumështi

Sot dhe nesër (20 & 21Mars) kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend kanë njoftuar se do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, teksa nga 1 janari TVSh e rimbursueshme u ul nga 20 në 6%. Kjo masë u kundërstua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e djeshme, që pritet të vijojë edhe sot grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit.

Albanian Food Industry njofton se gjatë ditës së sotme (20 Mars 2019), të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues do të vijnë së bashku për një manifestim paqësor në Lushnjë. Ky manifestim paqësor do të zhvillohet nga Rotondo e Savres deri tek Rotondo e Plastmasit.

“Këto akte demostruese vijnë si mbështetje e prodhuesve bujqësorë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 – 6 përqind, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë udhqimore”, thotë AFI, duke ritheksuar se kauza e fermerevë, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Ulja e TVSH-së së rimbursueshme

Sipas procedurës së mëparshme, çdo prodhues bujqësor, i cili aplikonte në regjimin e kompensimit të fermerëve me shkallë standarde 20% përfitonte kompensim, sipas një shpjegimi të Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry (AFI), të cilat që në fillim e kundërshtuan fort uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

Blerësi, person i tatueshëm, lëshonte një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqësonte vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit.

Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm dhe deklarohej në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura.

Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, tani do të jetë 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit do të jetë së paku trefish më e lartë. Qeveria e mori këtë masë nxitur nga kompensimet abuzive që po merrnin tregtarët në zonat prodhuese, Lushnjë dhe Fier./Monitor

© SYRI.net

Ndani këtë artikull