Ad imageAd image

Sot, Rama përdori arrogancën e kartonit për të mos bërë transparencën e programit qeverisës

2 min lexim

Në vend të debatit, sot Parlamenti shqiptar njohu një tjetër shfaqje të arrogancës së mazhorancës. Seanca e parashikuar për diskutimin e programit qeverisës  një seancë që sipas rregullores duhet të zgjaste me orë, pasi çdo deputet ka të drejtën të flasë dhjetë minuta  u mbyll me një urdhër të vetëm të kryeministrit Edi Rama. Në vend të fjalës, u zgjodh heshtja e imponuar; në vend të ballafaqimit, u zgjodh votimi i menjëhershëm.

Ky veprim nuk është thjesht një episod parlamentar. Ai është tregues i një qasjeje politike ku dialogu konsiderohet pengesë dhe ku transparenca shihet si barrë. Në fakt, programi qeverisës është dokumenti bazë që përcakton rrugën e vendit për katër vitet e ardhshme. Çdo qytetar ka të drejtë të dijë se çfarë synon qeveria, cilat reforma do të ndërmerren dhe me çfarë pasojash për jetën e tyre të përditshme. Mohimi i këtij debati nuk është thjesht fyerje ndaj opozitës, por edhe ndaj publikut.

Rama mund të mbështetet në forcën e numrave, por ky demonstrim force më shumë ngjan me frikë nga përballja sesa me siguri politike. Mbyllja e gojës së opozitës nuk i shton legjitimitet qeverisë. Përkundrazi, lë pas një shije të hidhur për mënyrën se si trajtohet demokracia në vend.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shqipëria ka nevojë për debate të hapura, për ballafaqim idesh dhe për respektimin e rregullave që e bëjnë politikën transparente. Sot ndodhi e kundërta: pushteti u mbyll në vetvete dhe i ktheu shpinën fjalës së lirë.

55news.al

Ndani këtë artikull