Ad imageAd image

“Studentja që ia menderosi Edvinit”/ Berisha: Akt i guximshëm

2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas braktisjes së takimit më kryeministrin Edi Rama të studentes në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Berisha shpreh nderime për studenten e cila sipas tij ka bërë një akt të guximshëm duke u larguar nga salla.

“Studentja që ia menderosi dhe poshtëroi Edvinin: “Nuk e dinim që do vije, unë po e braktis takimin” Të dashur miq, sot Kallam Deshtaku me vasale të besprerë ka organizuar një takim në UBT, në të cilin studentët nuk janë njoftuar se ai do të ishte i pranishëm.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një studente guximtare ka marrë fjalën dhe pasi ka denoncuar rritjen e tarifave ka braktisur takimin duke denoncuar mos njoftimin e studentëve se në takim do të ishte dhe ai. “Nuk e dinin se do vije unë po e braktis takimin”, – ka thënë ajo dhe në një akt të guximshëm është larguar nga salla duke e menderosur takimin dhe poshtëruar siç meritonte të pabesin dhe besprerët e tij. Nderim studentes guximtare”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se paraditen e sotme studentja teksa mori fjalën u shpreh se rektori, Fatos Harizaj nuk u ka komunikuar studentëve se do ishte i pranishëm në takim edhe kryeministri, por vetëm pedagogë.

Për këtë arsye ajo deklaroi se do të largohej nga takimi. Ndërsa kjo deklaratë e saj shkaktoi duartrokitje në sallë, e cila nuk u prit mirë nga Rama.

Ndani këtë artikull