Ad imageAd image

Studentja shtang Vlahutin-in: E meritojmë ne qeverisjen nga bandat?!

1 min lexim

Një pyetje e një studenteje në Shkodër ka shtangur sot drejtuesen e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Studentja e Universitetit të Shkodrës ka marrë fjalën gjatë një bashkëbisedimi dhe ka pyetur ambasadoren: Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale?

Në përgjigje të pyetjes Vlahutin u shpreh se ajo ndodhej prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeveritë. Ambasadorja e BE-së u shpreh se populli duhet t’i shtyjë të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi.

Nga dita në ditë revolta e shqiptarëve ndjehet kudo. Të rinjtë dhe të rejat nuk mund ta tolerojnë më këtë situatë në të cilën po e zhyt vendin kjo qeveri, edhe me mbështetjen dhe apo thjesht me heshtjen e disa  prej ndërkombëtarëve këtu. hqiptarët e kanë vrarë frikën. Studentja nga Shkodra sot na tregoi se shqiptarët po thonë ‘boll më’.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull