Në artikullin e lartpërmedur janë cituar edhe shumë figura të larta të politikës amerikane. Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisari i SHBA-së në Iran, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.
Berisha ka deklaruar për gjigantin mediatik se ka kërkuar në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Bledi Çuçi pasi përplasjet në kampin e MEK sollën vdekjen e një personi dhe plagosjen e 100 të tjerëve.
“Nuk kam asnjë dyshim se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian. Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen sepse një person është vrarë dhe janë plagosur mbi 100 persona”
Përpos bastisjes së policisë në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbi dyshimet për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.
Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama.
Ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.

