Ad imageAd image

“T’u bllokojmë hyrjen hajdutëve”, protestuesit e “Astirit” përplasen me Policinë

1 min lexim

Banorët e “Astirit” dhe protestuesit e opozitës pas tensioneve me forcat e rendit janë larguar nga hyrja e Ministrisë së Brendshme dhe janë drejtuar para godinës së Parlamentit, aty ku është mbledhur dhe pjesa tjetër e tubuesve.

Në disa raste protestuesit kanë tentuar të mbajnë të rrethuar hyrjen tek Pedonalja, për të penguar në këtë mënyrë hyrjen e deputetëve të maxhorancës.

Por gjatë këtyre tentativave janë ndaluar nga forcat e rendit që kanë ruajtur perimetrin e sigurisë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull