Ad imageAd image

Tabaku: ‘Qeveri e telekonferencave, propaganda juaj nuk ka fund’

3 min lexim

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar pas interpelancës së ministrit të Financave Arben Ahmtaj me biznesin e vogël ku u diskutua mbi vendosjen e TVSH.

Tabaku ëshët shprehur se kjo është qeveri e telekonferencave dhe se propaganda e kësaj qeverie nuk ka fund.

“Mbasi i refuzuan, nuk i takuan, nuk i dëgjuan, mbasi i detyruan të ulin qepenat të pushojnë nga puna stafin të rrisin cmimet me 8 deri në 18 përqind, mbasi i detyruan të protestojnë, mbasi e bënë Tiranën kryeqytetin me taksat më të larta e Shqipërinë vendin me taksat më të larta nuk kanë as guximin ti shohin në sy bizneset e të diskutojne me to”, shkruan Tabaku.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas saj biznesi në pesë vite është konsideruar si hambar ku vetëm rriten taksat.

Postimi i plotë:

Qeveria e telekonferencave.

Grotesku dhe propaganda e shëmtuar e kësaj qeverie nuk ka fund. Sot Ministri i Financave ishte në telekonferencë me bizneset e vogla (me shumë mundësi nga një sallë tjetër e ministrisë) për të diskutuar se si vendosja e TVSH tek bizneset e vogla do ndihmojë këto biznese.

Mbasi i refuzuan, nuk i takuan, nuk i dëgjuan, mbasi i detyruan të ulin qepenat të pushojnë nga puna stafin të rrisin cmimet me 8 deri në 18 përqind, mbasi i detyruan të protestojnë, mbasi e bënë Tiranën kryeqytetin me taksat më të larta e Shqipërinë vendin me taksat më të larta nuk kanë as guximin ti shohin në sy bizneset e të diskutojne me to.

Ne 5 vite biznesi është konsideruar si hambar ku vetëm rriten taksat, në 5 vite kurrë nuk ka pasur një bashkëbisedim e një kërkesë të biznesit të ndershëm që të jetë dëgjuar nga qeveria.

Po miqtë e klientët kanë përfituar fonde, ulje taksash e favore po biznesi i vogël jo.

Partia Demokratike e konsideron biznesin e ndershëm si bashkëpunëtor të qeverisë, si punëdhënës e si mbështetës e jo si armik. Ulja e taksave dhe mbështetja reale e biznesit do të sjellin punesim jo kjo propagandë e shëmtuar

Ndani këtë artikull