Ad imageAd image

Tahiri sot në Gjykatë, kërkon lirinë e plotë

1 min lexim

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për  Samir Tahirin nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pas kërkesës së  ish-ministrit të Brendshëm për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Mbi Tahirin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dyja palët kanë kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë. Tahiri kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, në një kohë që Prokuroria kërkon “arrest me burg” për ish-ministrin.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha  publikoi mesazhin e një oficeri të policisë gjyqësore sipas të cilit me urdhër të Ramës, Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka bërë presion gjyqtares së seancës që të lërë Saimir Tahirin në ‘arrest shtëpie’.

Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetues Rama vendos për masën e sigurisë së Saimir Trafikut, u shpreh Berisha në Facebook.

Ndani këtë artikull