Ad imageAd image

Takimi në njësinë 2, Basha ikën pikiatë, e ndjekin vetëm…63 persona

1 min lexim

 

Vetëm 63 persona e kanë ndjekur live në rrjetet sociale deputetin Lulzim Basha, gjatë takimit që ka zhvilluar me antarë dhe simpatizantë të tij në njësinë numër 2 në Tiranë.

Megjithëse, Mirlinda Çollaku, kryetare e emëruar prej tij në krye të degës nuk ka ngurruar të falënderojë pjesëmarrësit, sërish shifrat e audiencës lenë shumë për të dëshiruar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po t’i referohesh faktit se deputeti Basha nuk lë vend pa përmendur se ka 97% të anëtarësisë përkrahje, shifrat e nxjerrin zbuluar ish kryetarin, në këtë prag sprove për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Duket se ekipi i tij i PR do ketë harruar të bëjë sponsorizimin e radhës.

Duhet theksuar se Mirlinda Çollaku, është motra e deputetit Kreshnik Çollaku njëkohësisht dhe antar i kryesisë së Bashës, mjaft aktive në përkrahjen e tij për deputetin Basha.

Gjithsesi pavarësisht përkushtimit të zonjës Çollaku për të huazuar njerëz për takimet e njeriut që i bëri vëllanë deputet, sërish performanca e shefit të saj mbetet e dobët, dhe në këtë pikë zonja Çollaku është e pafuqishme ta ndihmojë

Ndani këtë artikull