Ad imageAd image

“Të dënohet dhuna që kryeministri ushtron ndaj gazetarëve”

1 min lexim

Rasti i bërë publik ditën e djeshme për dhunën ndaj gazetarit investigativ në QSUT ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë e cila kërkon të dënohet gjuha e dhunshme e kryeministrit.

Përmes një postimi në rrjetin social “facebook” deputetja e e PD-së Albana Vokshi tha se dhuna ndaj gazetarëve duhet të ndalet pasi kjo është gjuha e dhunshme e kryeministrit, “Të ndalet dhuna ndaj gazetarëve!! Të dënohet gjuha e dhunshme e Kryeministrit, Kryetarëve të Bashkisë, Deputetëve dhe Politikanëve ndaj gazetarëve!!”

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Postimi i plotë:

Të ndalet dhuna ndaj gazetarëve!! Të dënohet gjuha e dhunshme e Kryeministrit, Kryetarëve të Bashkisë, Deputetëve dhe Politikanëve ndaj gazetarëve!!

Ligjvënësit, politikanët, drejtësia, shoqeria civile e te gjithë duhet te jemi me gazetarët. Ata janë Rojtarët e Shtetit të së Drejtës.

#NëMbrojtjeTëGazetarëve

#MediaTëLirëETëPavarur

1

 

Ndani këtë artikull