Ad imageAd image

Teliti: Fatura e korrupsionit 1,3 miliardë euro, KLSH fundos sërish propagandën e Ramës

2 min lexim

Nga Dorjan Teliti/

Vetëm gjatë 2019, plot 1.3 miliardë euro është fatura e korrupsionit, vjedhjes, paaftësisë, abuzimit dhe shpërdorimit me fondet dhe pronën publike nga qeveria dhe emisarët e saj në cdo qelizë të administratës publike, të cilët po zhvasin para largimit me turp nga qeveria, gjithcka po u del përpara.

Nëse flasim me gjuhë të thjeshtë për të kuptuar dëmin e shkaktuar, kjo keq-qeverisje i ka kushtuar vetëm vitin e kaluar cdo familje shqiptare mbi 1900 euro/vit ose 160 euro/muaj.
Pasi ua bleu votat shqiptarëve, kjo qeveri ua merr me dhjetëra fish përmes korrupsionit, vjedhjes dhe paaftësisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po cfarë do mund të bëhej me 1.3 miliardë euro?
Do mund të dy-fishohesin pensionet.
Ose do mund të tre-fishohesin investimet publike, aq të nevojshme në rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale e qëndra shëndetësore, bujqësi, etj.
Pse jo, do mund të përmbyllej plotësisht dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë dhe njëkohësisht të katër-fishohej fondi për ndihmën ekonomike & aftësinë e kufizuar.

 

Edi Rama dhe qeveria e tij, nuk kanë punuar asnjë ditë për shqiptarët. Të vetmit që kanë përfituar kanë qenë miqtë e tyre të afërt, klientelistë e oligarkë, të cilëve ua ka dhënë me përqindje pasurinë publike përmes, tenderave, licencave, koncensioneve, PPP, etj. Në 6 vite kjo qeveri ka shkaktuar dëme, korrupsion dhe abuzime marramendëse, duke arritur në mbi në 6 miliardë euro (mbi 9 mijë euro për cdo familje shqiptare).

Shqiptarët nuk duhet të ikin nga vendi, por nevojitet që të gjithë bashkarisht të largojnë shkaktarin e varfërisë së tyre.
Partia Demokratike është në krah të shqiptarëve. Bashkë do të clirojmë vendin nga grabitësit e pasurisë publike dhe abuzuesit e së tashmes dhe të ardhmes tonë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull