Ad imageAd image

Tenderat për baxhanakun e Ramës, Berisha i përgjigjet Endri Fugës

1 min lexim

sh-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga, lidhur me denoncimin e Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi se ai dhe baxhanaku i tij janë mbi ligjet në këtë vend dhe se paratë i ndajnë bashkë.

Ja deklarata e Berishës:

- reklamë -
Ad imageAd image

Piktori dështak:

Ari, baxhanak të kam xhan, ti je mbi ligjet por paratë i kemi bashkë!

Miq, dje PD denocoi dhe provoi me dokumenta se baxhanaku i piktorit dështak, Armand Frangu është fitimtari i tenderit prej 16 milion euro nga kryebaxhanaku i tij. Sot Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi: baxhanak të kam xhan, kemi vjedhur dhe do vjedhim prap, jemi mbi ligjet por paratë i kemi bashkë! sb

Ndani këtë artikull