Ad imageAd image

Thirrja e Florian Binaj/ “Të gjithë personazhet publikë ti bashkohen protestës”

1 min lexim

 

Aktori Floria Binaj është i bashkuar edhe sot protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve dhe naftës. Në fjalën e tij, Binaj i ka bërë thirrje të gjithë personazheve publike t’i bashkohen protestës.

“A e shikoni këtë flamurin e kuq, është flamuri në i bukur në botë, i vendit më të bukur në botë. Ne jemi këtu dhe për ata që nuk janë, për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin dhe jetojnë, se në Shqipëri nuk ka vend për profesionistët, por ka vend për patronazhistët. Është hera e parë që nuk kuptohet se ku fillon sheshi Nënë Tereza dhe Sheshi Skënderbej. Jemi këtu për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin e janë larguar. Për të gjithë pensionistët e mësuesit. Për fëmijët tanë, faleminderit për të gjithë prindërit që kanë marrë fëmijët e tyre hopa sot. Ky mikrofon është i të gjithëve ju. Do doja që siç na u bashkua Marin Mema dje, të na bashkoheshin edhe shumë figura publike. Sot nuk jam vetëm”, tha ai

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull