Ad imageAd image

U emërua drejtor se i shërbeu Ramës, tani shkarkon vartësit profesionistë

1 min lexim

‘Termet’ në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror. Vendimi është marrë nga drejtori i ri, Piro Lutaj.

Ky i fundit ka vendosur largimin e 25 përmbaruesve, me pretendimin se ata nuk plotësojnë performancën për të qenë pjesë e këtij shërbimi.
Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Ai e fitoi këtë pozicion pa ndonjë konkurs, merita e tij e vetme ishte shërbimi ndaj kryeministrit në qeverisjen “Rama 1” .

Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull