Ad imageAd image

U rrëmbyen dhe u dhunuan nga policët pa uniforma/ Deputetët e opozitës në krah të protestuesve në gjyq

1 min lexim
Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar të ndjekin nga afër seancën gjyqësore ndaj 4 protestuesve, të cilët janë arrestuar në mënyrë të paligjshme nga policia pas protestës së 20 shkurtit.
 

Opozita ka denoncuar punonjësit e policisë, të cilët pa uniformë policie dhe pa numër identifikimi kanë bërë rrëmbimin e protestuesve dhe dhunimin barbar të tyre në ambientet e komisariatit. 

 

Të arrestuar nga policia janë shtetasit Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis.

 
Ndani këtë artikull