Ad imageAd image

U shkri Prokuroria e Krimeve të Rënda, as Arta dhe as mikja e saj Donikë nuk e bëjnë dot detyrën!

1 min lexim

Nga Ylli Manjani

Nuk është shqetësimi kryesor se çështja “Tahiri” apo “Shullazi” mbetën pa prokurorë. Gjenden gjithnjë prokurorë sa për të mbyllur proceset e nisura…

Problemi madhor është se U SHKRI Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda!!!

- reklamë -
Ad imageAd image

Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë. Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme.

Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që : Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet!

Kjo është më e rënda që ka ndodhur!

Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur, por këto ditë u bë e njohur publikisht.

Fal me shnet reformës!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull