Ad imageAd image

Urimi i ish-kryeministrit: Le ti lutemi Zotit të Gjithëfuqishëm për fat e shëndet në familjet tona

1 min lexim

Nata e Kadrit për besimtarët myslimanë është një natë të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta.

Siç thuhet në Kuran, ajo është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj, në të engjëjt e Zotit të kryesuar nga Xhebraili zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri si edhe ajo është një natë e bereqetshme dhe mbizotëruar nga paqja deri në agim.

Në këtë natë të bekuar për besimtarët myslimanë, nuk ka munguar as mesazhi i ish kryeministrit Sali Berisha.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Sonte Nata e Kadrit!

Miq, sonte është Nata e Kadrit, nata e fatit. Ndaj dhe ne të dashur miq le ti lutemi Zotit të Gjithëfuqishëm për fat dhe shëndet në familjet tona dhe mbarësi për kombin shqiptar”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij.

Ndani këtë artikull