Ad imageAd image

Vasili: Digitalb grabit shqiptarët, t’u kthejë paratë

1 min lexim

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas lajmit se Federata Shqiptare e Futbollit i ka hequr kompanisë Digitalb, transmetimin e Kategorisë Superiore.

Ndërkohë më herët ka pasur raportime se kompania ka pasur probleme me pagat e punonjësve dhe me blerjen e kampionatit spanjoll.

POSTIMI I VASILIT

- reklamë -
Ad imageAd image

“DIGITALB grabit sheshit shqiptarët!!

DIGITALB t’ju ktheje paratë mijëra abonentëve sepse nuk po transmeton kampionatin spanjoll të futbollit sipas kontratës.

DIGITALB nuk është pronar i parave të abonentëve.

DIGITALB i merr lekët një për një kur lidh kontratën, tani të kthejë parate sepse kjo është vjedhje e neveritshme ditën për diell.

DIGITALB nuk u ka dhënë asnjë shpjegim abonentëve, ndaj të paguajë askujt nuk ia kërcet për arrogancën e këtyre.

Arrogancën ta bëjnë me lekët e tyre, jo të shqiptarëve.

Ndani këtë artikull