Ad imageAd image

Vazhdojnë takimet e Bashës me qytetarët: Pensionistët e kanë të pamundur të mbyllin muajin

1 min lexim

Kryetari Basha u ul në një bar me një grup pensionistësh, të cilët i kërkuan mbështetje dhe rritje për pensionet, pasi këto vitet e fundit ndjejnë braktisje nga qeveria.

“E njoh gjendjen shumë mirë. Të dy prindrit i kam pensionistë dhe pa ndihmën time, si shumica, e kanë të pamundur të mbyllin muajin. Por kanë shumë që nuk ndihmojnë dot. Është krim që ata të ushqehen vetëm 1 herë në ditë, vetëm se këta të babëzitur duan të marrin gjithçka për vete”- u shpreh kryetari i PD.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull