Ad imageAd image

Vazhdon shkatërrimi i dosjes 184 në Dibër, i ndërrohet dhe emri

1 min lexim

Dosja 184 vazhdon të groposet nga qeveria në bashkëpunim me Prokuroren e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Nuk mjaftoi që u degdis në Dibër, duke e larguar nga Krimet e Rënda, por sot u lajmërua se hetimet mbi të do të shtyhen edhe 3 muaj të tjera me pretekstin se prokurorët  janë duke studiuar dosjen. Sakaq, dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Të gjithë po çuditen se çfarë duhet më të hetohet mbi një dosje përgjimet e të cilës janë bërë publike dhe i madhe  i vogël ka dëgjuar se si pushtetarë të inkriminuar me në krye Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën blejnë votat për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në Dibër.  

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull