Ad imageAd image

Vendimi “in extremitas” i Metes, shansi i fundit institucional!

2 min lexim

Nga Tritan Shehu

Shqiperia prej me se dy vitesh ndodhet nen nje “grusht shteti” institucional ne progres.

Nuk ka Gjykate Kushtetuese, as Gjykate te Larte, Gjykatat e Apelit jane drejt atrofizimit, ato te Faktit ne amulli te plote, prokuroria…

- reklamë -
Ad imageAd image

Parlamenti me vetem 122 deputete, nga te cilet reth 40 ”pupace” te thirur per te mbushur vendet ne menyre anti kushtetuese.

Procedurat e aplikuara ndaj deputeteve te opozites te larguar ishin anti kushtetuese e anti ligjore, gje qe ne planin formal thote shume (ne ate politik jo).

Shqiperia u kthye ne nje vend ku askush nuk mund te kerkoje te drejten kushtetuese e ligjore.

U krijua nje gjendje anti demokratike, anti institucionale, e pilotuar qellimshem per tu transformuar ne “despote lindore” prej ku dhe inspirohen, ne precipitim drejt skenareve tragjike.

Vendimi i Metes, qe kerkon te ndaloje pikerisht kete rrokullisje, per t’i dhene kohe rivendosjes se disa balancave, po quhet antikushtetues, nga ata qe e futen vendin ne antikushtetushmeri te plote, nen “grusht shteti”.

Ne fakt eshte merita e Metes qe morri me pergjegjshmeri kete vendim te veshtire kushtetues ne situata te veshtira, sinkron me nje levizje masive popullore.

Nuk eshte faji i tij nqs ata qe po e sulmojne sot, nuk kane se ku ta apelojne ate, vecse per cfare vete krijuan.

Le te sherbeje ky vendim per te ndalur “renien e lire”, per te rifilluar te futemi ne “shinat institucionale”.

Ndani këtë artikull