Ad imageAd image

Vendimi për Tahirin/ Berisha: U faktua kontrolli i Ramës mbi drejtësinë e Sorosit

1 min lexim

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi gjatë një interviste në TV Klan Neës edhe vendimin për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Ai ishte një dënim i trukuar, qesharak. Ishte një kapak mbi një pusetë të narkoshtetit.

- reklamë -
Ad imageAd image

U faktua kontrolli i plotë dhe total mbi drejtësinë e George Soros nga Edi Rama.

 

Po të lexosh vetëm pikën 4 të vendimit, nuk ka një gjykatës që mund të japë më pak se 15 vite. Ndërkohë në total ai shkon jo më pak se 40 vite.

Ministri i Brendshëm nuk do arrinte kurrë të kanalizonte vendin. Ai largohej nga detyra e ministrit. Por Saimir Tahiri është shëmbëlltyra e zyrtarit më të kapur të narkoshtetit. Natyrisht Rama mbi të. Ai u shpall superministër nga Edi Rama. Shkoi në Shtëpi të Bardhë me Edi Ramën dhe Donald Lu.

Ky njeri u vu në ndjekje penale vetëm Antimafias Italiane, e cila është serioze. Punon për Italinë, punon edhe për ne. Dihen qëllimet e Edi Ramës, dihen edhe qëllimet e Donald Lu, që u kujtoi shqiptarëve gjyqet e komunizmit për Tahirin.

Ai u dënua për të dalë pas një viti.

Ndani këtë artikull