Ad imageAd image

Vërshim ujërash në Shkodër, njerëzit në rrezik! Ademi, thirrje qeverisë: Shpallni fatkeqësinë natyrore

1 min lexim

Bashkia e Shkodrës ka vënë alarmin sot duke kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër dhe në dy njesi administrative, Ana e Malit dhe Dajç për shkak të vërshimit të madh të ujërave.

Bashkia njoftoi mëngjesin e së enjtes se sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

LEXO EDHE:
Çollaku: Largimi i Vjosa Osmanit nga LDK incident i panevojshëm. PD kundër ndarjes së territoreve

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

 

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

 

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike,”përfundon thirrja e bashkisë.

Ndani këtë artikull