Ad imageAd image

VIDEO/ 9 kushtet e Gjermanisë/ PD:  Rama nuk ka vullnet për plotësimin e tyre dhe nisjen e megociatave

1 min lexim

Partia Demokratike ka listuar kushtet e shtuara që Gjermania ka vënë për Shqipërinë.  Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë, thuhet në njoftimin e PD.

  1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
  2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
  3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
  4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.
  5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
  6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.
  7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
  8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.
  9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!

Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.

Për një Shqipëri si gjithë Europa!

Ndani këtë artikull