Ad imageAd image

Video-live/ PD bllokon komisionin e Ligjeve: Nuk mund të ketë punime normale

1 min lexim

Partia Demokratike ka bllokuar sërish sot, punimet e Komisionit të Ligjeve për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.

Deputetja Dhurata Çupi duke iu drejtua kryetarit të komisionit, Ulsi Manjës, deklaroi: “Kemi nga njëra anë Agron Xhafën në brigjet e Vlorës që trafikon drogë dhe nga ana tjetër, Fatmir Xhafajn në brigjet e komisionit që të Ligjeve që trafikon Ligjet.

  1. Z. Manja, reflektoni, sepse këtu keni një grup deputetësh të mazhorancës që nuk kanë lidhje dhe një grup tjetër që kanë bashkëpunuar me Xhafajn për të trafikun e ligjeve. Jeni dhe një pjesë e mazhorancës e pafajshme në këtë afera qeveritare. Z. Manja, merrni masa. Ditën e shtunë, ju ftoj edhe ju zoti Manja, që të protestojmë për t’i kthyer legjitimitetin vendit tonë.”

Fjalën e ka marrë deputeti Edmond Spaho, i cili tha se “Fatmir Xhafajt, një njeri me një cen të tillë, nuk i takon të jetë ministër. PS-ja, Rilindja, ka të tjerë njerëz të ndershëm.”

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull