Ad imageAd image

Video-përgjimi/ Gjata: Xhafaj duhet të mbajë përgjegjësive politike për…

1 min lexim

Konstitucionalisti i njohur Çlirim Gjata u shpreh se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk mund t’i shmanget përgjegjësive politike.

Çlirim Gjata theksoi se nuk ka mundësi që Xhafaj të jetë ministër i Brendshëm, ndërsa i vëllai i tij të jetë pjesë e mafies.

 “U tha që Agron Xhafaj ka shkuar në Prokurori ka bërë kallzim dhe ka depozituar zërin. Pastaj u tha se Agron Xhafaj ka shkuar në Itali, por ndërkohë nuk kemi asnjë të dhënë se a e priti policia italiane atje, a po e vuan diku dënimin”, tha Gjata në studion e News 24.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas tij, sot doli ‘Dëshmitari X’ dhe pohoi se ka bërë bisedën, në këtë moment tregohet se nuk kemi manipulim, sikundër deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Ndani këtë artikull