Ad imageAd image

Vijon protesta, deputetët e PD-së mbështesin protestuesit

1 min lexim

Vijon protesta përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahen të arrestuar protestuesit e djeshëm në Rrugën e Kombit. Protestuesit kanë disa orë që qëndrojnë përpara ndërtesës.

Ndërkohë deputët e PD-së dhe aktivistë të shoqërisë civile i janë bashkuar protestës së tyre.

11 prej 23 të arrestuarve gjatë natës në Kukës janë sjellë në Tiranë, veprim i cili ka shkaktuar revolt tek familjarët dhe qytetarët që e cilësojnë të paligjshëm këtë vendim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Disa prej protestuesve janë futur brenda Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë të tjerët nga jashtë i bëjnë thirrje qeverisë ‘’ Liro protestuesit’’.

protesta kunder tarifesss

Ndani këtë artikull