Ad imageAd image

Vokshi: 7 orë në ditë në ERTV. ‘Komandanti’, më keq se Çavez e Maduro!

1 min lexim

Tension dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës ka patur sot edhe në në Komisionin e Integrimit Europian.

Partia Demokratike ka hyrë në Komisionin e Integrimit Europian me të gjithë deputetët e saj dhe i ka akuzuar kolegët e mazhorancës se po u mohojnë të drejtën e fjalës, po i censurojnë me qëllim pasi nuk duan të shikojnë dhe dëgjojnë realitetin në vend; nga ana tjetër, sipas tyre, kryeministri Edi Rama shfaqet pa pushim në rrjetet sociale.

“Si u trafikua ligji nga Fatmir Xhafaj”,- ishte boshti i protestës së opozitës në këtë komision.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ti do të pengosh zërin e opozitës, iu drejtua Vokshi, kryetares së Komisionit. Po bëni censurë totale.

Po bëni censurë totale, menduat që nuk do ta zhvillonim mbledhjen. Nëse ka një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, jeni ju.

Ju bojkotoni komisionet. A ka mazhorancë të bojkotojë komisionet?! Nuk ndodh.

Mos censuroni! Po sulmoni opozitën! 7 orë në ditë e kemi në ERTV, “Komandanti” është bërë më keq se Çavez dhe Maduro! Me Tërmetin, na nxori mallin e Enver Hoxhës me “Rroftë Komandanti!”,- ironizoi Vokshi./RD.al/

Ndani këtë artikull