Ad imageAd image

Vokshi: Tërheqja e Nikollës tallëse, të tregojë pse i mblodhi të dhënat e prindërve?

3 min lexim

 Deklarata e Ministrisë së Arsimit se do të tërhiqet nga mbledhja e të dhënave të prindërve të nxënësve duket po aq tallëse sa edhe tërheqja e Tahirit nga mandati.

Përmes një postimi në “facebook” deputetja Vokshi thotë se qeveria s’duhet të tallet me qytetarët.

“Tërheqja e Minsitrisë së Arsimit nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve nëpërmjet nxënësve është nje tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Më tej ajo shton se mjafton vetëm një numër telefoni për të kontaktuar me prindërit nuk ka nevojë për kartën e identitetit.

Tërheqja e Nikollës është e pamjaftueshme për Vokshin pasi “Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.” thekson ajo.

Postimi i plotë:

TËRHEQJA E NIKOLLËS TALLJE ME SHQIPTARËT

Tërheqja e Minsitrisë së Arsimit nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve nëpërmjet nxënësve është nje tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit.

Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose email i vetëm një prindi.

Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale.

Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!

Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të pakten 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së cdo fëmije që ndjek shkollën.

PD u bën thirrje edhe një herê prindërve të mos japin të dhênat e tyre personale tek një bande që do t’i përdorë ato për qëllime elektorale!

Partia Demokratike po e ndjek me ekspertët e saj këtë cështje dhe siguron Ministren Nikolla se do të përballet me drejtësinë për shkeljen flagrante të ligjit!

Ndani këtë artikull