Ad imageAd image

Votimet e 30 qershorit, përfundon seanca, flet avokati: GJK ka kompetencë

1 min lexim

Gjykata Kushtetuese përfundoi seancën e shqyrtimit të çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Palët diskutuan pretendimet e tyre për gati 1 orë e gjysmë.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fund të seancës, trupa gjykuese deklaroi se vendimi do te jepet brenda afateve kushtetuese.

Pas seancës foli edhe avokati i palës paditëse, Jordan Daci.

 

‘Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin.

Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon.

Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë’, tha Daci në një prononcim për mediat

Ndani këtë artikull