Ad imageAd image

Vrasja e Shinzo Abe/ Meta: Jam thellësisht i tronditur, ishte mik i çmuar i Shqipërisë

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta reagoi pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

 

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

 

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!” shkruan Meta

Ndani këtë artikull