Ad imageAd image

Yuri Kim: Basha nuk di asgjë për ‘non grata’, nuk di as unë

2 min lexim

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaroi në ‘Now’ me Erla Mëhillin në Euronews se Lulzim Basha nuk di asgjë për ‘non grata’.

Ambasadorja la të kuptohej se deklaratat e Bashës janë retorikë politike, pasi ai nuk ka asnjë informacion.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kim tha se edhe ajo vetë nuk di asgjë.

“Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”, tha Kim.

Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e përmend shpesh në retorikën e tij këto kohët e fundit se Z. Rama, Z. Berisha dhe Z. Meta i bashkon non-grata. A ka ndonjë informacion për këtë ai? Në retorikën e lidershipit të PD-së thotë se kjo qeveri nuk do ta shijojë të gjithë mandatin katër-vjeçar sepse do të vijnë non-grata të tjera.
Ambasadorja Kim: Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm.

Erla Mëhilli: Pra, Z. Basha nuk ka informacion për non-gratat, është thjesht retorikë politike nga ana e tij?
Ambasadorja Kim: Ne nuk e ndajmë këtë informacion me askënd

Ndani këtë artikull