Ad imageAd image

Yuri Kim: Basha, opozitë e fortë si e Ralf Gjonit…

1 min lexim

 

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot deputetin Lulzim Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image

Takimi nuk ka qenë i njoftuar, por është mësuar nga një postim i ambasadoret në Tëitter.

Kim shprehet se me rëndësi është opozita e fortë, si faktor thelbësor për demokracinë.

 

 

“Faleminderit PD dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për çështje kyçe në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimin e SHBA në Shqipëri, nga veriu në jug. Opozita e fortë përpara është thelbësore për demokracinë”, shkuan Kim.

 

Kujtojmë që takimet e Yuri Kim deri para një viti më parë ishin intensive edhe me dy ‘opozitarët’ e Kuvendit të kaluar, Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin.

Madje, te Ralfi, ambasadorja e SHBA shihte një figurë qëndrore të opozitarizmit.

 

Dhe ta mendosh që sot Ralf Gjoni nuk është as deputet, e as në politikë. S’dihet ku është…

A është ky fati që e pret edhe Lulzim Bashën? Gjasat janë të mëdha, aq më tepër kur Basha nuk ka më as parti dhe as anëtarësi…që prej 11 dhe 18 dhjetorit.

Ndani këtë artikull