Ad imageAd image

‘Yurikimizimi dhe Spiropalizimi janë dy metoda shumë efikase të Ramës’

1 min lexim

 

Nga Ylli Manjani

Spiropalizimi dhe Yurikimizimi janë dy metoda shumë të efektshme të rilindjes moniste të bërit propagandë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Të dyja metodat funksionojnë mirë, sepse marrin vemendje publike me një budallëk ose me një amerikanllëk dhe, të gjithë ne i bëjmë jehonë duke qeshur apo edhe komentuar mbi to qoftë dhe për humor.

Kur Ramës i duhet vemendja e lartë e publikut ka gati të paktën një thagëm spiropaliste, ose një amerikanllëk yurikims. Funksionon njësoj si barcaleta.

Personazhet nuk është e thënë të jenë gjithmonë Elisa dhe Yuri… Fjala vjen larjen e rrobave me 30⁰ e bëri Belinda. Vjershat me nongrata i reciton edhe Alibardhi dhe Taullahu.

Ne merremi me këta dhe jo me monizmin… Efektive, apo jo?!

Ndani këtë artikull