Ad imageAd image

Zbardhen detaje nga propozimi i PD për vettingun e politikës

2 min lexim

Ora News ka zbardhur detaje nga propozimi i opozitës për vettingun në politikë. Sipas burimeve, demokratët e kanë gati nismen ligjore që pritet të dorëzohet në parlament për ndryshimin e kushtetutës, me qëllim kontrollin dhe rivlerësimin e politikanëve. Sipas propozimit, ligjit themeltar të shtetit i shtohen 4 nene të reja me qëllim kontrollin dhe përjashtimin e politikanëve që rezultojnë të lidhur me krimin.

Partia Demokratike e ka gati nismën ligjore, e cila pritet që të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend për vettingun e politikanëve. Burimet i thanë Ora News se departamenti juridik, pranë kësaj force politike ka punuar prej kohesh, ndërsa pritet që kushtetutës t’i shtohen 4 nene të reja, që kontrollon figurën e politikanëve në vendin tonë. Qellimi i vettingut në politikë, është ndërprerja e lidhjeve të politikanëve me botën e krimit, një akuzë e kthyer në betejë politike nga opozita .

Thelbi i propozimit të PD për amendimin e kushtetutës me qëllim kalimin në një proces kontrolli të politikanëve, mbetet integriteti moral e kjo lidhet ngushtë me pastërtinë e figurës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Demokratët akuzojnë kryeministrin dhe pothuajse gjithë kupolën e qeverisë por dhe të PS, se kanë lidhje dhe mbrojnë grupe kriminale, me të cilat ndajnë parat dhe pasurinë publike.

Ky propozim i demokratëve vjen rreth 3 vite pas miratimit të ligjit dekriminalizmit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se ky ligj dha rezultate pozitive për nxjerrjen e krimineleve nga politika dhe postet publike, por sipas tij dekriminalizimi do të jetë i plotë vetëm përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull