Ad imageAd image

Zbulohen shkeljet e Arta Markut/ Ja si kryeprokurorja manipuloi votimin për KLP-në

1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Monitorimit, ka gjetur shkelje ligjore të prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, në proceduarat për zgjedhjen e Vate Stakës si anëtar të KLP-së, pas shkarkimit të A.Sevdarit.

Në raportin e tij dërguar Kuvendit, Komisioni i Pavarur i Votimit shkruan se Marku miratoi komisionin e votimit dy ditë para mbledhjes së prokurorëve, ndërkohë që komisioni duhej miratuar vetëm 1 ditë para mbledhjes së prokurorëve.

Gjithashtu Komisioni i pavarur i Monitorimit ka gjetur shkelje edhe në procesin e votimit, ku ditën e zgjedhjeve ishte vetëm kutia me votat ‘Pro’ dhe nuk kishte kuti për votat ‘Kundër’.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull