Ad imageAd image

Zbulohet shkaku pse u kërcënua Duka nga presidenti i klubit shqiptar dhe të afërm të tij

1 min lexim
 

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i pesë personave në Durrës, Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht.

Mësohet se ata kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe më pas i kanë shkuar në banesë. Shkak janë bërë çështjet e futbollit. 

Sakaq, raportohet se njëri nga personat që ka kërcënuar Dukën, është Nazmi Selmani, presidenti i klubit Iliria dhe të tjerët janë të afërm të tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar

Ndani këtë artikull